Presidenti rus, Vladimir Putin, u adresoi urime për festën e Nevruzit udhëheqësve iranianë teksa tha që Moska zyrtare mbetet mike besnike dhe partnere e besueshme e Teheranit. Por disa burime iraniane thanë se ndihma nga Moska ka qenë e kufizuar gjatë krizës më të madhe të Iranit, që nga Revolucioni i vitit 1979, ka shkruar Reuters.
Putin u dërgoi urime udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, dhe presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, me rastin e vitit të ri iranian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesazhin e tij, Putin uroi që populli iranian t’i përballojë vështirësitë me dinjitet.
Ai theksoi se në këtë kohë të vështirë, Rusia do të qëndrojë një aleate e fortë e Iranit.
Nga ana tjetër, zyrtarë në Rusi deklaruan se sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit ndaj Iranit kanë rritur tensionet në Lindjen e Mesme dhe kanë shkaktuar krizë globale të energjisë.
Putin gjithashtu e dënoi vrasjen e Liderit Suprem iranian, duke e quajtur atë akt “cinik”.