Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti akt të egër shkatërrimin e digës Kakhovka në Ukrainë nga trupat ruse, duke thënë se kjo shkakton rrezik për mijëra civilë dhe dëme të rënda mjedisore.
Ai shkroi në Twitter të martën se ky sulm e demonstron brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Shkatërrimi i digës Kakhovka sot vë në rrezik mijëra civilë dhe shkakton dëme të rënda mjedisore. Ky është një akt i egër, i cili demonstron edhe një herë brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi ai.

Mediumi britanik, TheGuardian, raportoi se të paktën 16 mijë banorë të Ukrainës rrezikohen nga shkatërrimi i digës së lumit Dnieper, në një zonë ku jetojnë rreth 30 mijë banorë.
Autoritetet ukrainase u kanë kërkuar qytetarëve të evakuohen nga zona e rrezikshme.
-
Shembja e digës Nova Kakhovka të Ukrainës, “katastrofë ekologjike”
-
Ukraina: 29 qytete dhe fshatra u përmbytën nga dëmtimi i digës
-
OKB-ja paralajmëron për pasoja të rënda pas shkatërrimit të digës në Ukrainë
-
Ukraina akuzon Rusinë për shkatërrim të digës masive, paralajmërohen pasoja të rënda
-
Vizitë e fshehtë e shefit të NATO-s në Ukrainë