Kina i ka përsëritur paralajmërimet e mëparshme ndaj SHBA-së të hënën, duke theksuar se do të ketë pasoja të rënda nëse kryetarja e Dhomës, Nansy Pelosi, këmbëngul ta vizitojë Tajvanin, raporton agjencia AP.
Në një konferencë ditore, Ministria e Jashtme kineze ka thënë se vizita do ta shkelte parimin e një Kine dhe do ta kërcënonte keq paqen dhe stabilitetin e Tajvanit. Ministria nuk i ka bërë të ditura pasojat specifike, mirëpo ka përsëritur se Pekini është “plotësisht i përgatitur dhe solemnisht në pritje”.
Zyrtarët kinezë refuzuan të përgjigjeshin më tej duke thënë se po presin të shohin nëse Nancy guxon ta bëjë vizitën. Pelosi ka mbërritur në Singapor herët të hënën, duke nisur turneun e saj aziatik, teksa pritet të shihet nëse do të bëhet edhe ndalesa e mundshme në Tajvan, që ka nxitur tension me Pekinin. Ajo nuk i ka konfirmuar lajmet se mund ta vizitojë Tajvanin, i cili konsiderohet nga Kina si territor i saj. Pelosi do të ishte zyrtarja më e lartë e zgjedhur amerikane që do ta vizitonte Tajvanin që nga kryetari i atëhershëm, Newt Gingrich, në vitin 1997.
-
SHBA-ja sfidon Kinën, Pelosi ateron në Tajvan
-
Kina mund ta përdorë forcën për shkak të vizitës së Pelosit në Tajvan, druan SHBA-ja
-
Pelosi pritet ta vizitojë Tajvanin pavarësisht paralajmërimeve të Kinës
-
Kina kërcënon me “masa të fuqishme” nëse Pelosi viziton Tajvanin
-
Kina paralajmëron masa të forta nëse Pelosi e SHBA-së viziton Tajvanin