Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Çdo ditë po gjejmë varre të reja masive

21:34 - Ukraina njofton për kapjen e aleatit të Putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në kanalin e tij në Telegram ka njoftuar se oligarku Viktor Medvedchuk, një prej aleatëve më të afërt që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka në Ukrainë, është kapur nga forcat e rendit të Ukrainës.

Në faqen e tij Zelensky ka postuar një foto të Medvedchukut me pranga, shkruan “The Guardian”.

Lajmi i plotë KËTU.


21:07 - Zelensky: Çdo ditë po gjejmë varre të reja masive

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në parlamentin e Lituanisë të martën, ka thënë se “ka mijëra e mijëra viktima” dhe “qindra raste të torturës brutale” që po zbulohen në zonat që ishin pushtuar nga forcat ruse, por që janë rikthyer nga Ukraina, raporton BBC. 

“Varre të reja masive po zbulohen çdo ditë. Trupa vazhdojnë të gjenden nëpër kanale e nëpër bodrume”, ka thënë Zelensky.

Lajmi i plotë KËTU.


17:32 - Deri në 22 mijë persona mund të kenë vdekur në Mariupol

Situata në qytetin e rrethuar të Mariupolit ishte “e vështirë”, ka thënë guvernatori ushtarak i rajonit të Donetskut të martën, duke cituar të dhënat preliminare se deri në 22,000 persona kanë vdekur në qytet.

“Situata në Mariupol e bën të vështirë komentimin për numrin e viktimave, qyteti është i rrethuar dhe i bllokuar”, ka thënë Pavlo Kyrylenko për CNN. “Janë rreth 20.000 deri 22.000 persona të vdekur në Mariupol”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se “dhjetëra mijëra” kanë vdekur në Mariupol.


15:21 - Putini i quan “tragjedi” zhvillimet në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përshkruar të martën zhvillimet në Ukrainë si “tragjedi”, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.

Lajmi i plotë KËTU


15:00 - Gjenden 6 persona të vrarë në një ndërtesë jashtë Kievit

Gjashtë civilë janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një ndërtesë jashtë Kievit, raporton të martën AFP, duke cituar prokurorët ukrainas.

Lajmi i plotë KËTU

Image

14:29 - Ushtarët rusë kanë dhunuar të paktën 25 vajza dhe gra në Bucha

Pushtuesit rusë kanë dhunuar të paktën 25 vajza dhe gra në Bucha, raporton Ukraine Now të martën në Telegram.

Lajmi i plotë KËTU


13:14 - 186 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, ka bërë të ditur të martën se 186 fëmijë janë vrarë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ruse, që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt.

Lajmi i plotë KËTU


11:18 - Putin: Forcat tona kanë vepruar me guxim dhe efikasitet në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se forcat e tij që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë kanë vepruar me guxim, me efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Lajmi i plotë KËTU


10:38 - Separatistët pro-rusë mohojnë përdorimin e armëve kimike në Mariupol

Forcat separatiste pro-ruse në rajonin e Donteskut e kanë mohuar përdorimin e armëve kimike në qytetin port të Mariupolit, raportoi agjencia e lajmeve Interfax të martën.

Lajmi i plotë KËTU

Image

10:23 - Udhëheqësit fetarë do ta vizitojnë Ukrainën në shenjë solidariteti

Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë do ta vizitojë Ukrainën të martën për të treguar solidaritet me ata që janë prekur nga pushtimi rus.

Grupi pritet të takojë ata që janë larguar nga Ukraina lindore për në qytetin perëndimor të Chernivtsit, raportoi BBC-ja.

Lajmi i plotë KËTU


10:11 -  Zelensky: Rusët lanë mina gjithkund

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse ,të cilat janë tërhequr nga Ukraina veriore kanë lënë me mijëra mina, gjë të cilën ai e ka quajtur “krim lufte”.

Lajmi i plotë KËTU 


08:03 - OKB: 4.8 milionë fëmijë të zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus

Shifrat tregojnë se 4.8 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan vendin, ka bërë të ditur agjencia e OKB-së për fëmijë.

Lajmi i plotë KËTU

Image

07:51 - Luftimet në lindje të Ukrainës do të intensifikohen gjatë 2-3 javëve të ardhshme

Luftimet në Ukrainën Lindore do të intensifikohen gjatë dy-tri javëve të ardhshme, pasi Rusia vazhdon të ripërqendrojë përpjekjet e saj atje, ka thënë të martën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, raportoi Sky News.

Lajmi i plotë KËTU


07:40 - Raportohet për sulm kimik në Mariupol

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, ka komentuar raportet për një sulm kimik në Mariupol, duke thënë të hënën se po vazhdojnë ta monitorojnë situatën nga afër.

"Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e mediave sociale që pretendojnë se forcat ruse kanë përdorur municion kimik në Mariupol. Ne nuk mund të konfirmojmë asgjë në këtë moment dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”, ka thënë Kirby, raporton Sky News.

Ai ka shtuar se nëse këto raporte janë të vërteta, atëherë janë shumë shqetësuese.

“Këto raporte, nëse janë të vërteta, janë thellësisht shqetësuese dhe reflektojnë shqetësimet që ne kemi pasur për potencialin e Rusisë për të përdorur një sërë agjentësh për kontrollin e trazirave, duke përfshirë gazin lotsjellës të përzier me agjentë kimikë, në Ukrainë”, ka shtuar Kirby.

Ndërkohë, sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, ka shkruar në Twitter se përdorimi i agjentëve në një sulm ndaj popullit të Mariupolit do të ishte një përshkallëzim i rëndë.

"Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt dhe ne do ta mbajmë Putinin dhe regjimin e tij përgjegjës”, ka shkruar Truss.

 

Artikuj të ngjashëm