Botë

Putini i quan “tragjedi” zhvillimet në Ukrainë

Putini i quan “tragjedi” zhvillimet në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përshkruar të martën zhvillimet në Ukrainë si “tragjedi”, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.

Sipas agjencisë, lideri rus ka thënë se “nuk kishte zgjidhje” tjetër veç se të niste atë që ai e ka quajtur, operacion special ushtarak, raporton BBC.

Më herët gjatë të martës, në një paraqitje të rrallë publike, Putini i ka çmuar objektivat e ushtrisë ruse në Ukrainë, duke i quajtur ato si fisnike.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.