Presidenti rus, Vladimir Putin, të enjten përdori për herë të parë fjalën "luftë" për t'iu referuar konfliktit në Ukrainë.
Deri tani, në fjalimet e tij, ai i është referuar asaj që po ndodh në Ukrainë si një "operacion ushtarak special", raportoi CNN-i të premten.
"Qëllimi ynë nuk është ta rrotullojmë vrullin e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t'i japim fund kësaj lufte”, u tha Putin gazetarëve në Moskë, pasi mori pjesë në një takim të Këshillit të Shtetit mbi politikën rinore.
"Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për këtë”, ka shtuar ai.
Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës "luftë" për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit "të rremë" rreth pushtimit, me një dënim deri në 15 vjet burgim për cilindo të dënuar.
-
Putini për herë të parë e quan “luftë” konfliktin në Ukrainë
-
Putin: Pesë vjetët e fundit ishin shumë të vështira për Rusinë
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë