Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini flet për mundësinë e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka përmendur një zgjidhje të mundshme për t'i dhënë fund luftës së tij në Ukrainë të premten, derisa ende pretendon se "operacioni i tij special ushtarak" po shkon sipas planit.

“Procesi i zgjidhjes në tërësi, po, ndoshta do të jetë i vështirë dhe do të marrë pak kohë. Por, në një mënyrë apo tjetër, të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do të duhet të pajtohen me realitetet që po formohen në terren”, ka thënë presidenti rus në një konferencë për shtyp në Bishkek, Kirgistan.

Vërejtjet erdhën vetëm disa ditë pasi Putini dukej se po i shtrëngonte rusët për një luftë të zgjatur në Ukrainë, duke thënë se operacioni i tij ushtarak mund të ishte një “proces afatgjatë”.

Fillimisht, komandantët rusë prisnin që lufta të zgjaste vetëm disa javë përpara një fitoreje ruse, sipas planeve në fillim të luftës. Tani, lufta është në muajin e 10-të dhe Rusia është detyruar të tërhiqet nga disa pjesë të Ukrainës.

Pavarësisht të gjitha provave për të kundërtën, Putin pretendoi se operacioni i tij ushtarak po shkonte ashtu siç është planifikuar.

“Gjithçka është e qëndrueshme. Nuk ka asnjë pikëpyetje apo problem”, ka thënë Putini.

Edhe Putini përmend mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën Botë Putini përmend mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën

Këto komente erdhën një ditë pasi presidenti rus dukej se ishte i kënaqur me sulmet e fundit ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës.

Ukraina ka hedhur poshtë më parë pretendimet e Moskës se sulmet në objektet e saj energjetike ishin një hakmarrje për sulmin në urën e Kerçit.