Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar intensifikim të sulmeve ndaj Ukrainës, pas një vale bombardimesh ajrore nga të dyja palët në luftën që ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022, shkruan BBC.
Gjatë një vizite në një spital ushtarak në Moskë, Putini ka theksuar se ushtria ruse do të vazhdojë të synojë ato që ai i quajti “instilacione ushtarake ukrainase”.
Sipas tij sulmi i së shtunës në Belgorod, i cili la 25 persona të vrarë dhe 100 të tjerë të plagosur, ishte një “goditje të qëllimshme kundër civilëve”.
Putini ndër të tjera tha se lufta po kthehej në favor të Moskës dhe ai do që lufta të përfundonte shpejt, por se kjo mund të bëhet vetëm sipas kushteve të Rusisë.
Ai ka theksuar se mbështetësit perëndimorë të Ukrainës kanë qenë pengesa më e madhe për t'i dhënë fund konfliktit.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini zotohet për hakmarrje pasi akuzoi Ukrainën për sulm në konviktin e studentëve
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Putin: U vërtetua se kishim të drejtë ta sulmonim Ukrainën