Botë

Ushtarët rusë kanë dhunuar të paktën 25 vajza dhe gra në Bucha

Ushtarët rusë kanë dhunuar të paktën 25 vajza dhe gra në Bucha

Pushtuesit rusë kanë dhunuar të paktën 25 vajza dhe gra në Bucha, raporton Ukraine Now të martën në Telegram.

Sipas mediumit kjo është shifra e të dhunuarave në vetëm një ndërtesë të qytetit.

Mosha e viktimave është nga 14 deri në 24 vjeç, derisa nëntë prej tyre raportohet se kanë ngelur shtatzënë si pasojë e dhunimit.

Po ashtu Ukraine Now raporton se dhunuesit rusë u kanë thënë viktimave se do të abuzonin me to deri në atë masë saqë kurrë më nuk do të dëshironin të bënin fëmijë në të ardhmen.