Ekspertët e pavarur të të drejtave të njeriut të mbështetur nga OKB-ja kanë njoftuar se kanë gjetur prova të vazhdueshme të krimeve të luftës të kryera nga forcat ruse në luftën e tyre kundër Ukrainës, duke përfshirë torturën – me “brutalitet” të tillë që çoi në vdekje - dhe përdhunimin e grave të moshës deri në 83 vjeç.
Anëtarët e Komisionit të Pavarur Hetimor të OKB-së për Ukrainën shprehën gjithashtu shqetësime rreth akuzave për gjenocid nga forcat ruse dhe thanë se po i shqyrtojnë ato. Ekipi ka njoftuar se provat e tyre treguan po ashtu se krime të kryera nga të dyja palët, por shumë më tepër – dhe një gamë më e gjerë – abuzimesh u kryen nga forcat ruse sesa nga trupat ukrainase.
Komisioni i dorëzoi gjetjet e tij më të fundit në një përditësim te Këshillii të Drejtave të Njeriut, duke paraqitur vëzhgimet e tij rreth sulmeve të paligjshme ku përfshihej dhuna seksuale e me bazë gjinore si dhe krimeve të tjera në luftë, e cila hyri në muajin e 20-të të dielën.
-
Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë
-
Ukrainaset po përdhunohen dhe torturohen nga ushtria ruse
-
Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë
-
Ukraina akuzon Rusinë për ekzekutim të të burgosurve të luftës
-
OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra e fëmijë