Botë

OKB: 4.8 milionë fëmijë të zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus

OKB: 4.8 milionë fëmijë të zhvendosur që nga pushtimi rus

Shifrat tregojnë se 4.8 milionë fëmijë janë larguar ose zhvendosur diku në Ukrainë, që kur forcat ruse nisën agresionin në këtë vend, ka bërë të ditur agjencia e OKB-së për fëmijë.

Drejtori i programeve emergjente të UNICEF-it, Manuel Fontaine, ka thënë se numri i fëmijëve që kanë ikur nga vendi është i pabesueshëm.

“Ata janë detyruar të lënë gjithçka pas, shtëpitë, shkollat ​​e tyre dhe, shpesh edhe anëtarët e familjeve të tyre”, ka thënë ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shifrat vijnë pasi ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, pretendoi se Rusia ka marrë më shumë se 121.000 fëmijë nga Ukraina dhe thuhet se ka hartuar një projekt-ligj për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procedurat e birësimit për jetimët, madje edhe për ata që kanë prindër dhe të afërm të tjerë.

Shumica e fëmijëve u larguan nga qyteti port i rrethuar jugor i Mariupolit dhe u dërguan në Donetskun Lindor dhe më pas në qytetin rus të Taganrog, sipas Kyslytsyas.