Në 100 ditët e luftës në Ukrainë, gratë dhe fëmijët që janë zhvendosur në strehimoren e qytetit Lviv kanë rrëfyer për përvojën e tyre.
Miliona ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre. Shumica tani jetojnë në Lviv, qytetin perëndimor të Ukrainës.
Anna Ivanschenko ka udhëtuar në Lviv nga Dobropilla, fshat në rajonin e Donetskut që është bombarduar rëndë nga forcat ruse.
“Menduam se lufta do të përfundonte shpejt, por nuk është kështu. Duam të kthehemi në shtëpi. Kështu duan edhe fëmijët. Kemi humbur gjithçka. Kur do të kthehemi? Nuk e di”, ka thënë ajo.
Ivanschenko ka lavdëruar vullnetarët në strehimore që kanë ndihmuar ukrainasit e tmerruar nga lufta.
Edhe
Më shumë se 8 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda Ukrainës
“Falë tyre jemi më mirë. U kemi ndihmuar edhe ne, pa ata nuk e di si do t’ia bënim. Kemi edhe një psikolog që punon me fëmijët”, ka thënë ajo.
Repinina Olena dhe fëmijët e saj arritën nga Kharkovi në muajin maj.
Qëndruan në shtëpinë e tyre aq sa mundën me shpresën se situata do të përmirësohej.
“Duam të kthehemi në shtëpi, nuk duam të jetojmë ku të mundemi. Duam të kthehemi në qytetin tonë, por është bombarduar dhe nuk mund të kthehemi tani për tani”.
Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se 6.8 milionë ukrainas kanë ikur nga shteti i tyre qëkur nisi pushtimi rus.
Edhe
Mbi 1 milion njerëz janë “evakuuar” nga Ukraina në Rusi
Mirëpo, pasi luftimet përfunduan në periferi të Kievit dhe forcat ruse janë tërhequr, rreth 2.2 milionë ukrainas janë kthyer.
Organizatat ndërkombëtare kanë vlerësuar se deri më 23 maj ishin 7.1 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës – që do të thotë se kanë ikur nga shtëpitë e tyre, por janë në Ukrainë.