Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse ,të cilat janë tërhequr nga Ukraina veriore kanë lënë me mijëra mina, gjë të cilën ai e ka quajtur “krim lufte”.
“Në ato zona, dhjetëra, nëse jo qindra mijëra, municione të pashpërthyera janë lënë pas”, tha Zelensky duke shtuar se ekipet po punojnë për t’i pastruar ato, raportoi CNN të martën.
Zelensky tha se pushtuesit kanë lënë mina gjithkund, përfshirë shtëpitë, rrugët dhe fushat.
“Ata kanë bërë gjithçka për t’u siguruar që kur njerëzit të kthehen në ato zona, rreziku të ishte i lartë. Territori jonë është më i kontaminuar në botë nga minat”, shtoi Zelensky.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Ukraina duhet të kthejë gjithçka që Rusia ka marrë gjatë luftës
-
Zelensky thotë se Rusia lëshoi 500 dronë e vrau katër persona në sulmin e fundit
-
Zelensky: Rusia duhet të mbahet përgjegjëse
-
Ukraina pretendon se ka marrë nën kontroll 1000 kilometra katrorë të territorit rus
-
Zelensky: Rusia duhet t’i ndiejë pasojat e luftës