Botë

Ukraina njofton për kapjen e aleatit të Putinit

Viktor Medvedchuk aleati i Vladimir Putinit në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në kanalin e tij në Telegram ka njoftuar se oligarku Viktor Medvedchuk, një prej aleatëve më të afërt që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka në Ukrainë, është kapur nga forcat e rendit të Ukrainës.

Në faqen e tij Zelensky ka postuar një foto të Medvedchukut me pranga, shkruan “The Guardian”.

Medvedchuk është lider i Platformës Opozitare për Jetë, partisë më të madhe opozitare në Ukrainë. Në mars, partia e tij ishte një nga disa që Zelensky i pezulloi për shkak të lidhjeve me Rusinë. Autoritetet ukrainase kishin vënë Medvedchukun nën arrest shtëpiak, por ai iku tri ditë pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt. Nuk dihej vendndodhja e tij.

Arrestimin e Medvedchukut e ka bërë të ditur në faqen ne Twitter edhe Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës.