Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini flet hapur për kapjen e Viktor Medvedchuk nga Ukraina

Kremlini i është përgjigjur kërkesës së Ukrainës për të shkëmbyer politikanin e kapur, Viktor Medvedchuk me ukrainasit që mbahen në Rusi.

Viktor Medvedchuk, një politikan ukrainas pro-rus është arrestuar nga Ukraina.

Ai dihet se ka një marrëdhënie të ngushtë me Vladimir Putinin, shkruan Sky News.

Kremlini ka thënë se do të ndjekë rastin e politikanit, po ka kritikuar Ukrainën për atë që ata besojnë se është persekutim për pikëpamjet e tij.

Zyrtarët rusë sugjerojnë se nuk do të pajtoheshin me një shkëmbim të të burgosurve, duke qenë se Medvedchuk është një shtetas ukrainas që mbahet në Ukrainë.

Zyrtarët e Kremlinit folën gjithashtu shkurt për komentet e Joe Bidenit për gjenocidin, duke thënë se “kategorikisht nuk pajtohen” me komentet e tij, duke shtuar se është “e papranueshme nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, vendi i të cilit ka kryer krime të profilit të lartë në histori”.

Artikuj të ngjashëm