Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Politikani prorus kërkon nga Putini të shkëmbehet me banorët e Mariupolit

 Viktor Medvedchuk

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka publikuar videon e politikanit prorus, Viktor Medvedchuk, i cili i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të shkëmbehet me banorët e Mariupolit.

Duke iu drejtuar Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ai tha se banorët në qytet ishin të bllokuar dhe nuk kishin akses në korridoret humanitare.

Mariupoli është vendi më i prekur që nga fillimi i pushtimit rus. Deri më tani besohet se janë vrarë rreth 21.000 civilë.

Gjithashtu edhe dy ushtarë britanikë, të cilët janë shfaqur në televizionin shtetëror rus kanë kërkuar që të shkëmbehen me politikanin prorus. Politikani ukrainas pro-rus u arrestua nga agjentët e sigurimit të martën, në tentativë e sipër për t’u larguar për në Rusi.

Ai kishte qenë nën arrest shtëpie nën dyshime për tradhti, por u arratis në momentin e nisjes së luftës në fund të shkurtit. Viktor Medvedchuk është një biznesmen shumë i pasur me lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin. Mediat e kanë quajtur edhe “kumbari i Putinit”.