Ukraina njoftoi të enjten një shkëmbim të të burgosurve të profilit të lartë që ishte kulmi i përpjekjeve disamujore për të liruar shumë prej luftëtarëve ukrainas që mbronin një fabrikë çeliku në Mariupol e cila u rrethua nga rusët, shkruan AP.
Në këmbim, Ukraina hoqi dorë nga një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti Volodymr Zelensky ka thënë se qeveria e tij kishte liruar nga paraburgimi rus 215 shtetas ukrainas dhe të huaj, me ndihmën e Turqisë dhe Arabisë Saudite.
Ai ka thënë se shumë ishin ushtarë dhe oficerë që ishin përballur me dënimin me vdekje në territorin e pushtuar nga Rusia.
Zyrtarët rusë nuk e konfirmuan menjëherë atë që është shkëmbimi më i madh i të burgosurve gjatë luftës gati shtatë-mujore.
Nga gjithsej, 200 ukrainas u shkëmbyen me vetëm një burrë - liderin e opozitës pro-ruse Viktor Medvedchuk, i cili është ukrainas.
Edhe
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
Oligarku 68-vjeçar u largua nga arresti shtëpiak në Ukrainë disa ditë përpara pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, por u kap përsëri në prill.
Ai u përball me burgim të përjetshëm me akuzat për tradhti, ndihmë dhe nxitje të një organizate terroriste për ndërmjetësimin e blerjeve të qymyrit për republikën separatiste, të mbështetur nga Rusia, Donetsk në Ukrainën lindore.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka shpërndarë një video, për të cilën thuhet se tregon se ish-të burgosurit janë përshëndetur pas shkëmbimit.