Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përfundon faza e dytë e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës

Përfundon faza e dytë e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës

Rusia dhe Ukraina këmbyen qindra të burgosur të shtunën, si pjesë e fazës së dytë të shkëmbimit të madh që përfaqëson njërin ndër momentet e rralla të bashkëpunimit mes dy vendeve, ka raportuar AP.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Ministria ruse e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se secila palë solli në shtëpi nga 307 ushtarë, një ditë pasi të dyja vendet kishin dorëzuar secila nga 390 ushtarë dhe civilë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmi u bë i ditur vetëm disa orë pasi Kievi u godit nga një sulm masiv me dronë dhe raketa nga Rusia, që la të paktën 15 persona të lënduar, sipas zyrtarëve lokalë.

Shpërthimet u dëgjuan në tërë Kievin, ndërsa shumë njerëz kërkuan strehim në stacionet e metrosë.

Në bisedimet e mbajtura në Stamboll këtë muaj, që shënuan herën e parë që të dyja palët u takuan ballë për ballë për bisedime të paqes që nga pushtimi i plotë rus në vitin 2022, Kievi dhe Moska ranë dakord të shkëmbenin nga 1,000 të burgosur lufte.