Në qytetin bregdetar kinez, Xiamen, nuk janë vetëm peshkatarët që testohen për COVID-19, por edhe peshqit që ata kanë kapur.
Ndërsa Kina angazhohet që të mos ketë raste pozitive, autoritetet e qytetit po punojnë për të siguruar që nuk ka rrugë për të hyrë virusi, duke urdhëruar që të gjithë peshkatarët dhe peshqit t'i nënshtrohen një testi ditor të acidit nukleik, raportoi The Guardian.
Sipas komitetit politik dhe ligjor të distriktit Xiamen, ishte e nevojshme që të testoheshin si punëtorët që ktheheshin ashtu edhe "materialet" e tyre menjëherë pas zbarkimit çdo ditë, sepse disa peshkatarë kishin bërë tregti të paligjshme ose kontakte me anijet jashtë shtetit ndërsa ishin në det, "duke rezultuar në importin e koronavirusit”.
Nuk kishte asnjë raport që të ishte zbuluar ndonjë gjurmë e virusit.
Kina është e vendosur për zero raste me COVID, një politikë e cila ka pasur një mbështetje të gjerë të brendshme.