Qeveria franceze ka pretenduar se Benjamin Netanyahu ka imunitet nga urdhërarrestet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte, me arsyetimin se Izraeli nuk është anëtar i gjykatës.
Deklarata erdhi pasi kabineti i kryeministrit izraelit u pajtua për armëpushim në Liban. Qëndrimi i Francës shkon në kundërshtim me qëndrimin ndaj urdhërarrestit të GJNP-së kundër presidentit rus, Vladimir Putin, që është lider i një shteti po ashtu joanëtar.
Pas urdhërarresteve ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, Franca fillimisht sinjalizoi se do t’i përmbushte obligimet e parapara. Por, të mërkurën Ministria e Jashtme franceze ndryshoi qëndrim duke thënë se Netanyahu ka imunitet, raportoi Guardian.
“Imuniteti vlen për Netanyahun dhe ministrat e tij, dhe duket të merret parasysh nëse GJNP-ja na kërkon t’i arrestojmë dhe t’i dorëzojmë”, thuhet në deklaratë.
-
Bideni e quan fyes urdhërarrestin e GJNP-së për Netanyahun
-
Alarm në Izrael ndaj raportimeve se GJNP-ja po synon të marrë masa lidhur me Gazën
-
GJNP-ja i vlerëson si sulm sanksionet e SHBA-së ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të saj
-
Gjykata anulon seancat dëgjimore të Netanyahut në rastin për korrupsion
-
Refuzohet kërkesa e Netanyahut për të shtyrë seancën gjyqësore ndaj tij