Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dënuar të hënën "agresionin e paprovokuar" ndaj Iranit, teksa ka pritur në Moskë kryediplomatin iranian për bisedime në Moskë.
Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, Putini ka thënë se sulmet nuk kanë "asnjë bazë dhe asnjë justifikim", raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se Rusia, një nga aleatët kryesorë të Iranit, po bënte përpjekje për t'i ofruar ndihmë popullit iranian.
Ndërsa Araghchi ka falënderuar Rusinë për dënimin e veprimeve të Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit, duke thënë se "Rusia sot është në anën e duhur të historisë dhe të drejtës ndërkombëtare".
"Këto veprime agresive nga Izraeli dhe SHBA-ja janë plotësisht të paligjshme dhe shkelin rregullat dhe normat ndërkombëtare. Ne po mbrojmë sovranitetin dhe vendin tonë, dhe mbrojtja jonë është legjitime", ka thënë Araghchi.
Araghchi është dërguar në Moskë nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.