Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të martën se forcat ruse kanë zgjeruar përparimin e tyre në rajonin e Donbasit.

Putini ka thënë se, ndërsa Ukraina kontrollonte rreth 25% të rajonit të Donetskut gjashtë muaj më parë, aktualisht ajo mban vetëm 15–17% të territorit.

Lideri rus e ka bërë këtë deklaratë gjatë një takimi me Denis Pushilin, kreun e rajonit të emëruar nga Kremlini.

Çështja e territorit, konkretisht e Donbasit, është problemi kyç që po pengon përparimin në bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

Moska zyrtare po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga ky territor, mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij nuk do të lëshojë tokë të cilën Rusia nuk e ka fituar në fushëbetejë.

Bisedimet mes dy palëve ndërluftuese, të cilat ndërmjetësohen nga SHBA-ja, nuk kanë vazhduar, që kur ka nisur ofensiva e përbashkët SHBA-Izrael ndaj Iranit, më 28 shkurt. 

Edhe Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë Botë Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë

Presidenti Zelensky ka thënë të martën se Turqia është e gatshme të presë rundin e ri trilateral të bisedimeve të paqes, ndërmjet Kievit, Moskës dhe Washingtonit.

Zelensky e ka bërë të ditur lajmin pas një bisede që ka zhvilluar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Presidenti vuri në dukje se Turqia është gati të presë rundin e ardhshëm të bisedimeve në një format trepalësh. Ne e vlerësojmë këtë iniciativë dhe shpresojmë se mund të japë rezultate”, ka shkruar Zelensky në Facebook.