Kremlini ka thënë të hënën se çështja e territorit mbetet thelbësore për Rusinë kur bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS pas bisedimeve trepalëshe të fundjavës në Abu Dhabi.
Presidenti Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se Rusia do ta marrë me forcë të gjithë rajonin ukrainas të Donbasit, nga i cili forcat e Moskës aktualisht kontrollojnë 90%, nëse Kievi zyrtar nuk e dorëzon atë në një marrëveshje paqeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është sekret që ky është qëndrimi ynë i pandryshuar, qëndrimi i presidentit tonë, se çështja territoriale, e cila është pjesë e formulës së Anchorageit, është me rëndësi themelore për palën ruse”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
“Formula e Anchorage-it” i referohet asaj që Rusia thotë se është rënë dakord midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Putinit në një samit në Alaskë gushtin e kaluar, sipas një burimi pranë Kremlinit.
Kjo marrëveshje e supozuar, sipas të njëjtit burim, parashikon që Ukraina t’i dorëzojë Rusisë kontrollin e të gjithë Donbasit dhe të ngrijë vijat e frontit në pjesë të tjera të lindjes dhe jugut të Ukrainës, si kusht për çdo marrëveshje të ardhshme paqeje.
Kievi ka deklaruar vazhdimisht se nuk do t’i dhurojë Rusisë territore që Moska nuk ka arritur t’i fitojë në fushën e betejës.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA ka cituar Peskovin të ketë thënë se Moska i ka vlerësuar pozitivisht ato që i ka quajtur “bisedime konstruktive” me Ukrainën në Abu Dhabi.
Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, përfunduan pa një marrëveshje, por pritet që bisedime të tjera të zhvillohen fundjavën e ardhshme.