Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë të hënën se ai kishte mbështetur një ide për lirimin e liderit opozitar Alexei Navalny në një shkëmbim të burgosurish, vetëm disa ditë para se Navalny të vdiste në një burg në Arktik, raporton agjencia “AP”.
Në komentet e tij të para duke iu adresuar vdekjes së Navalnyt, Putin tha: “Kjo ndodh. S’ka asgjë që mund të bëni lidhur me këtë. Kështu është jeta”.
Aleatët e Navalnyt treguan muajin e kaluar se kishte pasur bisedime mes zyrtarëve rusë dhe atyre perëndimorë për shkëmbim të burgosurish ku do të përfshihej Navalny. Bashkëpunëtorja e vjetër e Navalnyt, Maria Pevchikh tha se bisedimet ku përfshiheshin një shtetas rus që mbahet në Gjermani dhe dy shtetas amerikanë, ishin në fazën përfundimtare, disa ditë para se Navalny të vdiste papritur në një koloni penale në Arktik.
Pevchikh e akuzoi Putonin se “hoqi qafe” Navalnyn që të mos e shkëmbente atë.
Putini të hënën tha, se disa ditë para vdekjes së Navalnyt “disa kolegë, jo nga administrata presidenciale” i thanë për “idenë e shkëmbimit të Navalnyt me njerëz të caktuar që mbahen në objekte për vuajtje të dënimeve në vendet perëndimore”.
Edhe
Alexei Navalny e priste që do të vdiste në burg, sipas librit të tij të kujtimeve
Putin tha se e mbështeti idenë.
“Besoni apo jo, personi që po fliste me mua se përfundoi as fjalinë kur unë i thash: ‘Pajtohem’. Por, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodhi”, tha Putin.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk kishte pasur diskutime mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkëmbimin e Alexei Navalnyt me të burgosur që mbahen në shtetet perëndimore.
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u tha gazetarëve të hënën gjatë konferencës për media se “zyrtarët amerikanë kanë folur me Rusinë me muaj dhe vite për lirimin e të burgosurve amerikanë, por se nuk kanë dëgjuar që një zyrtar rus të ngre çështjen e Navalnyt si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve, në ndonjë nga bisedat e bëra”.
Edhe
SHBA: Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve përfshinte edhe Navalnyn
Navalny vdiq muajin e kaluar ndërsa po vuante një dënim prej 19 muajve burgim me akuza për ekstremizëm.
Aleatët e tij, por edhe familjarët, e kanë fajësuar Kremlinin për vdekjen e Navalnytt. Kremlini ka mohuar akuzat.