Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka njoftuar se marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë ishte planifikuar të përfshinte edhe opozitarin rus, Alexei Navalnyn.
Sullivan ka thënë se SHBA-ja “kishte punuar me partnerët për një marrëveshje që do të përfshinte Navalnyn”, ka raportuar BBC-ja të enjten.
“Fatkeqësisht ai vdiq. Unë u thashë atyre se presidenti ishte i vendosur ta bënte këtë, ne do të punonim ditë e natë për të arritur në këtë ditë. Kjo punë vazhdoi muajve të fundit dhe u përmbyll sot”, ka shtuar zyrtari amerikan.
Navalny, kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, ka vdekur në shkurtin e këtij viti në një burg në Rrethin Arktik, ku po mbahej i dënuar me 19 vjet burgim për ekstremizëm.
Pas marrëveshjes për lirimin e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, u bë e ditur se gazetari i kishte kërkuar presidentit Putin që të jepte një intervistë për mediumin ku punonte, “Ëall Street Journal”.
-
Inteligjenca amerikane beson se Putini ndoshta nuk urdhëroi që Navalny të vritej
-
Putin thotë se kishte mbështetur idenë për lirimin e Navalnyt në një shkëmbim të burgosurish
-
Shkëmbimi i Navalnyt ishte në fazën e fundit para vdekjes së tij
-
Alexei Navalny e priste që do të vdiste në burg, sipas librit të tij të kujtimeve
-
Rusia në kontakt me SHBA-në rreth mundësisë për shkëmbimin e Gershkovichit