Pamjet satelitore kanë treguar për herë të parë shkallën e dëmit nga aksidenti i ndodhur në një kantier anijesh në Korenë e Veriut, ku u dëmtua një anije e re luftarake në praninë e liderit suprem të këtij vendi, Kim Jong Un, ka raportuar BBC.
Imazhet tregojnë luftanijen e rrëzuar në njërën anë, dhe të mbuluar nga materiale plastike me ngjyrë të kaltër. Një pjesë e anijes duket se ndodhet në tokë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë hetim zyrtar rreth aksidentit – të cilin lideri suprem i Koresë Veriore, Kim Jong Un e ka vlerësuar si “akt kriminal” – është në zhvillim e sipër, kanë raportuar mediat shtetërore të premten.
Asnjëri nga raportet nuk ka cituar për të vdekur apo të lënduar si rezultat i aksidentit të së enjtes në portin lindor të qytetit të Chongjin.
