Disa protestues armenë, të cilët janë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian, kanë hyrë më 1 mars në ndërtesën e qeverisë, në kryeqytetin e këtij vendi, Jerevan.
Pashinian është përballur me protesta në rritje, dhe thirrje nga opozita për dorëheqjen e tij, pas konfliktit gjashtëjavor në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për rajonin e Nagorno-Karabakut një vit më parë.
Një marrëveshje për armëpushim, e ndërmjetësuar nga Rusia, të cilën e ka nënshkruar Pashinian, u ka dhënë fund luftimeve 44-ditore për rajonin e Nagorno-Karabakut, ku forcat armene janë përballur me humbje territoriale nga ushtria e Azerbajxhanit, e përkrahur nga Turqia.
Pashinian, aleanca e të cilit ka shumicën në parlament, ka refuzuar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe ka bërë thirrje për konsultime.
Javën e kaluar, ai ka dënuar ato që i ka cilësuar “përpjekje për puç”, pasi disa zyrtarë të lartë ushtarakë kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij.
Edhe
Qeveria pro-Perëndim e Armenisë fiton zgjedhjet parlamentare
Kryeministri është detyruar të heqë dorë nga kontrolli i Nagorno-Karabakut dhe shtatë distrikteve të Azerbajxhanit, të cilat janë pushtuar nga forcat armene nga vitet e 1990-ta.
Këtë vendim e kanë kundërshtuar shumë armenë./REL
-
Armenët votojnë nën presionin rus që synon ta parandalojë zhvendosjen e vendit drejt Perëndimit
-
Rusia tërheq ambasadorin e saj në Armeni për shkak të lidhjeve të saj me BE-në
-
Kurti takohet me kryeministrin e shtetit që s’e njeh Kosovën, bisedojnë për rritje të bashkëpunimit
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit