Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestohet kundër kandidimit për mandatin e pestë të presidentit Bouteflika

Kundërshtarët e planit të presidentit algjerian Abdelaziz Bouteflika, për të kandiduar për një mandat të pestë, kanë dalë përsëri në rrugë, para afatit të fundit për regjistrimin e kandidatëve.

Edhe studentët u janë bashkangjitur protestave, derisa është raportuar edhe për eskalim të situatës, transmeton KTV.

Policia po ruan gjithashtu zyrat e Këshillit Kushtetues, ku kandidatët paraqesin dosjet e tyre.

Bouteflika, 82 vjeç, tha muajin e kaluar se ai do të kandidonte përsëri, duke shkaktuar protesta të rralla. Ai është parë rrallë në publik pas problemeve shëndetësore në vitin 2013 dhe aktualisht po kryen kontrolle mjekësore në Zvicër.