Për shumë algjerianë është e pakuptueshme si e drejton shtetin presidenti i tyre 82 vjeçar, i goditur në tru gjashtë vjet më parë dhe që mezi ec e flet, shkruan BBC.
Të gjithë ishin të habitur kur u bë publike se Abdelaziz Buteflika do të kandidonte për një mandat të pestë. Madje as që ishte parë me rastin e regjistrimit për zgjedhje, transmeton Koha.net.
Kandidimi i Buteflikës nxori në rrugë studentë, arsimtarë, avokatë dhe gazetarë që kundërshtonin status quo -në dhe presidentin e padukshëm.
Në një xhirim nga viti 2016 Buteflika shihet në karro, ku dukej i lodhur dhe me shëndet të rrënuar, por "vigjilent", shkruante BBC.
Artikuj të ngjashëm
-
Dorëhiqet presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika
-
Presidenti algjerian dorëhiqet pas 20 vjetësh në pushtet
-
Presidenti algjerian dorëzohet para protestave, heq dorë nga synimi për mandat të ri
-
Protestohet kundër kandidimit për mandatin e pestë të presidentit Bouteflika
-
Tebboune zgjidhet president i Algjerisë