Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kritikuar përfshirjen e Amerikës në Afganistan, duke pohuar se me luftën 20-vjeçare nuk arriti asgjë.
Putini ka thënë se për 20 vjet, ushtria amerikane në Afganistan ka tentuar të civilizojë njerëzit, duke ua prezantuar standardet e jetës në një aspekt më të gjerë, përfshirë organizimin politik të shoqërisë. Mirëpo, sipas Putinit, rezultat i Amerikës ishin tragjeditë e njëpasnjëshme me humbje të jetëve nga dy anët. Ndërkaq, është tallur se rezultati zero nuk është negativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoska që luftoi për dhjetë vjet në Afganistan, e që përfundoi duke u tërhequr në vitin 1989, ka bërë një kthim diplomatik duke u shndërruar në ndërmjetësuese e shtetit në vitet e fundit.
Talebanët më 31 gusht, afatin e fundit për tërheqjen e Amerikës nga Afganistani, e kanë shpallur përfundimin e luftës. Kanë premtuar siguri për të gjithë qytetarët, që i druajnë kthimit të regjimit brutal taleban. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bashkë me aleatët, ia kanë dalë të menaxhojnë evakuimin e më shumë se 123 mijë afganëve para ultimatumit të 31 gushtit. Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken, ka thënë se me tërheqjen nga Afganistani ka nisur një kapitull i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.