Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Putin ka shtuar se nuk janë nxjerrë mësime nga ndërhyrjet e mëparshme të drejtuara nga SHBA-ja.
Presidenti rus ka thënë se përpjekjet e vendeve perëndimore për të imponuar demokracinë me forcë dështuan. Sanksionet, siç tha ai, qoftë kundër Rusisë apo vendeve të tjera ishin vazhdimi i së njëjtës politikë të dështuar.
Ndërkohë, ambasadori rus në Kabul i tha agjencisë së lajmeve RIA se Rusia është në kontakt me anëtarët e mundshëm të qeverisë së re të talebanëve.
Por ai theksoi se Moska nuk planifikonte të furnizonte regjimin e ri me armë.
Në fillim të kësaj jave presidenti Putin u bëri thirrje talebanëve të “hyjnë në familjen e kombeve të civilizuara”.
-
Presidenti rus thotë se Amerika arriti “zero” në Afganistan
-
Putini kritikon largimin e SHBA-së nga Afganistani, thotë se Rusia mund të gjendet në rrezik
-
Rusia bëhet e para që njeh qeverinë talibane të Afganistanit
-
Putini nuk sheh ngjashmëri mes Ukrainës dhe Gazës
-
Putini fajëson dështimin e politikës amerikane për konfliktin në Izrael