Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini nuk sheh ngjashmëri mes Ukrainës dhe Gazës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se ka prishur marrëdhëniet me Rusinë duke neglizhuar interesat e saj.

Në konferencën vjetore, Putini gjithashtu ka thënë se konflikti në Ukrainë nuk duhet të krahasohet me luftën në Gazë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kundërshtuar edhe aktivitetet e NATO-s në Azi, duke thënë se ato janë përtej qëllimeve të aleancës ushtarake, teksa ka shtuar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës janë garanci e stabilitetit botëror.

I pyetur për lirimin e mundshëm të shtetasve amerikanë, gazetarin Evan Gershkovich dhe Paul Whelan, Putini ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedimet me zyrtarët e SHBA-së për lirimin e tyre.

Gazetari është i akuzuar për spiunazh teksa po bënte reportazh për qytetin rus Yekaterinburg, 2 mijë kilometra në lindje të Moskës.

Ai ishte arrestuar gjatë vitit të kaluar dhe po mbahet në paraburgim.