Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se besonte se Ukraina do t'i humbiste "tokat perëndimore", të cilat, sipas pretendimeve të tij, u përkisnin historikisht kombeve të tjera evropiane.
Putini i ka bërë këto komente gjatë një takimi të dielën me pjesëtarë të marinës ruse, me rastin e Ditës së Marinës.
"Jam i sigurt se herët a vonë Ukraina do t'i humbë këto toka perëndimore”, ka thënë Putini, duke iu referuar zonave që, sipas tij, dikur u përkisnin Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.
"Jo nesër, ndoshta jo pasnesër, pas një viti, dy, 10 apo 15 vjetësh, por gjithçka do të vendoset në vendin e vet nga këndvështrimi historik”, ka thënë Putini.
Ndërkohë, të hënën është raportuar se zyrtarë ukrainas dhe amerikanë kanë diskutuar një propozim për t'i ofruar Rusisë një armëpushim ajror.
Edhe
Çfarë mund ta bëjë Putinin që të ndalojë luftën në Ukrainë?
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Washington të martën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të dielën se Rusia e konsideronte të parakohshëm komentimin e çdo propozimi të tillë për armëpushim.
-
Rusia po paguan për një gabim fatal në llogaritjet lidhur me Ukrainën
-
Zjarrfikësit në Francë përgatiten për një fazë tjetër të betejës kundër zjarreve në pyje
-
Irani thotë se nuk po kërkon bisedime me SHBA-në, insiston se po kontrollon Hormuzin
-
Netanyahu thotë se do të shkojë në New York pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij