Dhoma e Ulët e Parlamentit të Polonisë ka zgjedhur Szymon Holownian për kryetar, por shteti po përballet me probleme për bartje të pushtetit.
Presidenti Andrzej Duda ka caktuar kryeministrin në largim Mateusz Morawiecki që të udhëheqë qeverinë e përkohshme, duke nxitur pakënaqësi tek aleanca pro-perëndimore që ka shumicën e fuqishme në parlamentin e ri.
Kundërshtarët politikë e kanë akuzuar presidentin, i cili ka aleancë me Morawieckin, se po vepron kundër vullnetit të votuesve, duke i ofruar edhe katër javë kohë Morawieckit që t’i prijë qeverisë.
Pasi humbi zgjedhjet, Morawiecki ka ofruar dorëheqjen nga partia, por presidenti brenda orësh e ka caktuar si kandidat për kryeministër.
Aleanca pro-BE-së ka premtuar kthimin e standardeve demokratike.
Kandidat për kryeministër është Donald Tusk, ish-kryeministër i Polonisë.
Presidenti Duda që do të mbetet në pushtet edhe për një vit e gjysmë, pritet të ketë marrëdhënie të vështirë me legjislaturën e re polake.