Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, është tallur me ofertën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndihmuar me krizën e Iranit për ujë.
Pezeshkian ka thënë se Izraeli ua ka mohuar palestinezëve qasjen në ujë e ushqim, kështu që nuk mund t’i besohet, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një regjim që i privon njerëzit e Gazës nga uji dhe ushqimi thotë se do të sjellë ujë në Iran? Një mirazh, asgjë më shumë”, ka shkruar ai në X.
Ai ka thënë gjatë një takimi të kabinetit në Teheran se “ata me një pamje mashtruese po pretendojnë dhembshuri të rrejshme për popullin e Iranit”.
“Së pari shiko situatën e vështirë të Gazës dhe popullin e pambrojtur të saj, veçanërisht fëmijët që po vuajnë... për shkak të urisë, mungesës së qasjes në ujë të pijshëm dhe ilaçe, për shkak të një rrethimi nga regjimi brutal”.
Netanyahu iu adresua iranianëve përmes një videomesazhi të martën, duke u zotuar se Izraeli do të ndihmonte ta zgjidhte problemin me mungesën e ujit sapo Irani të jetë “i lirë” nga qeveria aktuale.