Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se Rusia “duhet të mbahet përgjegjëse” për rrëzimin e aeroplanit të kompanisë Malaysian Airlines në zonën e luftës në lindje të Ukrainës, në vitin 2014.
Të 298 njerëzit në bordin e fluturimit MH17 kanë humbur jetën në këtë incident.
Në përvjetorin e katërt të tragjedisë, Poroshenko shkroi në Facebook se Ukraina “u ka ofruar hetuesve gjithë ndihmën e nevojshme”, shkruan REL.
MH17 është rrëzuar në rajonin Donjeck të Ukrainës më 17 korrik, 2014.
Në muajin maj, një ekip i hetuesve i udhëhequr nga Holanda ka konstatuar se aeroplani është rrëzuar nga një raketë Buk, e cila është hedhur nga Brigada e 53-të e Rusisë.
Rusia e mohon përgjegjësinë.
Artikuj të ngjashëm
-
OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines më 2014
-
Zelensky: Rusia vazhdon të mbjellë pikëllim e vdekje
-
Kryeministri i Malajzisë dënon akuzat për rrëzimin e aeroplanit MH17
-
Rusia: Raketa që rrëzoi aeroplanin MH17 është ukrainase
-
Australia e Holanda akuzojnë Rusinë për rrëzimin e avionit të pasagjerëve “Malaysian Airlines”