Ministria ruse e Mbrojtjes paraqiti një regjistrim audio që dëshmon pjesëmarrjen e Ukrainës në rrëzimin e avionit malajzian MH17 në vitin 2014, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
Raketa që goditi një aeroplan është prodhuar në qytetin Dolgoprudni jo shumë larg Moskës në vitin 1986 dhe ishte dërguar në një njësi ushtarake që u vendos në Ukrainë dhe kurrë nuk u kthye në Rusi, tha shefi i sekretariatit për raketa dhe artileri i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjenerali Nikolai Parshin.
“Zyrtarët ukrainas kanë dëshmuar vetë se forcat pro-ruse nuk kanë mundur të kenë qasje në sistemin e raketës Buk”, tha Konashenkov, transmeton ksp.
Aeroplani i pasagjerëve MH17 u rrëzua nga një raketë mbi Ukrainën lindore në korrik 2014 dhe me këtë rast humbën jetën 298 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
-
OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines më 2014
-
Poroshenko: Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit MH17
-
Australia e Holanda akuzojnë Rusinë për rrëzimin e avionit të pasagjerëve “Malaysian Airlines”
-
Ukraina godet një fabrikë raketash brenda Rusisë
-
Ukraina sulmon Moskën me qindra dronë, mbyllen dy aeroporte