Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përkujtoi 8-vjetorin e rrëzimit të avionit nga separatistë pro-rusë, që fluturonte nga Amsterdami mbi Ukrainën lindorë.
Aty humbën jetën 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa Zelensky shkroi të dielën në Twitter se qëndron me familjet e viktimave, dhe se Rusia “vazhdon të mbjellë pikëllim dhe vdekje në tokën ukrainase”.
“Por asgjë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Çdo kriminel do të dalë para drejtësisë”, shkroi ai.
Më 17 korrik të 2014-s, një avion me civilë i kompanisë ajrore “Malaysia Airlines”, ishte nisur nga Amsterdami për në kryeqytetin malazias Kuala Lumpur.
Ai u qëllua me raketë tokë-ajër nga separatistë rusë brenda territorit ukrainas. Në bord pati shtetas nga Australia, Belgjika, Kanadaja, Gjermania, Indonezia, Malajzia, Holanda, Zelanda e Re, Filipinet dhe Britania e Madhe.
-
Zelensky: Rusia luan me jetën e të burgosurve ukrainas
-
Zelensky akuzon Rusinë se “qëllimisht” ka shënjestruar vendin e UNESCO-s në Ukrainë
-
Zelensky në Stamboll për forcim partneriteti
-
Pesë të vdekur nga një sulm rus mbi një tren pasagjerësh në Ukrainë
-
Zelensky për Krishtlindje uron që Putini të vdesë