Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia “qëllimisht” ka shënjestruar një vend të UNESCO-s, ndërsa 11 persona janë konfirmuar të vdekur.
Deklarata e tij ka ardhur pas një vale sulmesh ruse të hënën mbi Ukrainës, teksa nga flakët është përfshirë edhe një monument i rëndësishëm fetar.
Zelensky ka këmbëngulur se sulmi rus "qëllimisht" ka shënjestruar vendin fetar të listuar në UNESCO-ja, pavarësisht mohimeve nga Moska.
"Është konfirmuar se dy dronë rusë kanë shënjestruar qëllimisht pjesën e qytetit ku ndodhen Lavra dhe Arsenali Mystetsky”.
Deri më tani, 35 persona raportohen të plagosur në Kiev. Në të gjithë vendin, 53 persona kanë mbetur të plagosur.
Sulmet e reja ruse kanë ardhur në kohën kur liderët e G7-s pritet të mblidhen në Francë për takimin e radhës, në të cilin pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev
Nëntë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një valë sulmesh ruse në...-
Zelensky mbron sulmet ndaj Urës së Krimesë, i cilëson përgjigje të drejtë ndaj Rusisë
-
Rusia bombardon një pikë të ndihmave humanitare në Ukrainë, të paktën 29 të vdekur
-
Moska dhe Kievi shkëmbejnë sulme pas takimeve me të dërguarin amerikan, 7 të vdekur në Ukrainë
-
12 të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhzhia, mes tyre tre fëmijë
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë