Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u ka kërkuar qytetarëve polakë të largohen menjëherë nga Irani, duke shtuar se "në asnjë rrethanë askush nuk duhet të udhëtojë në atë vend", teksa ka paralajmëruar se perspektiva e konfliktit aktiv është "shumë, shumë reale".
Tusk ka thënë se konflikti mund të shpërthejë brenda "disa orësh " dhe "evakuimi mund të mos jetë më një opsion".
"Ju lutem, merreni këtë seriozisht. Kemi pasur përvoja të këqija në të kaluarën me njerëz që i injorojnë këto paralajmërime. Pra, dua ta theksoj edhe një herë: largohuni menjëherë nga Irani ose anuloni planet tuaja të udhëtimit. Nëse shpërthen një konflikt i nxehtë, askush nuk do të jetë në gjendje t'ju garantojë një rrugëdalje", ka thënë ai në një konferencë për shtyp.
CNN ka raportuar të enjten bazuar në burime, se SHBA-ja është e përgatitur për të kryer një sulm mbi Iranin, por se vendimin po e peshon presidenti, Donald Trump.
-
Irani mesazh shteteve të Gjirit: Thuajini Trumpit të heqë dorë, ose do t'ju godasim rëndë
-
Trumpi kërkon nga Izraeli dhe Irani që “t’i ndalin sulmet menjëherë”
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
Trumpi thotë se është i gatshëm të presë disa ditë për një përgjigje nga Irani
-
Trump: SHBA-së do t’i duhet ta sulmojë Iranin sërish