Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve hakmarrëse mes Iranit dhe Izraelit, pasi përplasjet mes dy vendeve rrezikuan përpjekjet e tij të brishta diplomatike.
“Izraeli dhe Irani duhet të ndalojnë menjëherë ‘sulmet’”, ka shkruar Trumpi herët të hënën në rrjetin social Truth Social.
E në një postim tjetër më vonë, Trumpi ka shkruar se Izraeli dhe Irani po përpiqen për armëpushim.
“Të dyja palët, Izraeli dhe Irani, po kërkojnë të bëjnë armëpushim të menjëhershëm. Negociatat përfundimtare për "Paqen" po vazhdojnë...Bllokada do të mbetet në fuqi dhe në fuqi të plotë, derisa të arrihet një "Marrëveshje Përfundimtare". Gjërat duhet të lëvizin shpejt”, ka shkruar Trumpi.
Sipas një zyrtari amerikan, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të dielën, Trumpi i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të përmbahej nga nisja e një sulmi hakmarrës kundër Iranit.
Kjo thirrje erdhi në një kohë kur shkëmbimi i sulmeve mes Izraeli dhe Irani po rrit shqetësimet për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon dhe po vë në rrezik përpjekjet diplomatike për ruajtjen e armëpushimit dhe uljen e tensioneve.
Izraeli godet një objekt petrokimik në Iran
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë kryer sulme ndaj “disa objektivave” në një kompleks petrokimik iranian...-
Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rrezikojnë ta çojnë rajonin përsëri në luftë
-
Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund
-
Trumpi për armëpushimin me Iranin: Ka marrë fund
-
Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër
-
Trump: SHBA-ja pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin