Një politikan i ekstremit të djathtë në Portugali është akuzuar për vjedhje të valixheve në disa aeroporteve dhe për pasojë është larguar nga partia e tij politike, njoftoi partia.
Policia e mori në pyetje Miguel Arrudan në aeroportin e Lisbonës dhe e akuzoi për vjedhje të valixheve pasi disa valixhe të humbura u gjetën në shtëpinë e tij, raportoi Guardian.
40-vjeçari mohoi akuzat dhe tha se deri të vërtetohet e kundërta, ai është i pafajshëm.
Anëtarë të ish-partisë së tij, “Chega”, i fishkëllyen gjatë seancës parlamentare të premten.
Mediat lokale kanë raportuar se kamerat tregonin politikanin se si i vidhte valixhet. E, Arruda ka thënë se pamjet mund të jenë gjeneruar me inteligjencë artificiale.
-
Portugalia zgjedh socialistin si president, rivali i tij i ekstremit të djathtë merr rekord votash
-
Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhje në Mitrovicë të Veriut
-
Sekuestrohen 50 fishekë, u zunë në valixhen e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës
-
Gjenden fishekë arme në valixhen e një personi gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës
-
Luis Montenegro emërohet kryeministër i Portugalisë