Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luis Montenegro emërohet kryeministër i Portugalisë

Udhëheqësi i Aleancës Demokratike të udhëhequr nga socialdemokratët e qendrës së djathtë të Portugalisë, Luis Montenegro, u emërua kryeministër i zgjedhur i vendit, herët të enjten.

Montenegro u takua me presidentin portugez, Marcelo Rebelo de Sousa në pallatin presidencial në Lisbonë, pas një fitoreje të ngushtë në zgjedhjet e vendit, raportoi AP.

Partia e tij fitoi 80 vende në parlament, ndërsa Partia Socialiste e qendrës së majtë, e cila ka qeverisur për tetë vitet e fundit, fitoi 78. Të dy partitë kanë alternuar në pushtet për dekada. Partitë e vogla zunë vende të tjera.

Pas takimit të tij me Rebelo de Sousa, Monetnegro ka thënë se ai u takua me presidentin për të konfirmuar lejen e tij për të formuar një qeveri dhe se ai do të takohet me udhëheqës të ndryshëm politikë dhe kolegë të shtunën.

Betimi i kryeministrit të ri do të bëhet më 2 prill.

Rezultatet jopërfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të Portugalisë kanë çuar në javë pasigurie politike dhe i kanë dhënë energji të re zhvendosjes së Evropës drejt së djathtës radikale.