Portugalia po mban zgjedhjet parlamentare për ta mbajtur qendrën e majtë në pushtet ose ta zhvendosë vendin nga e djathta, raportoi të dielën BBC-ja.
Sondazhet e opinionit kanë nxjerrë në përfundim se as socialistët dhe as opozita e qendrës së djathtë nuk ka gjasa t’i fitojnë zgjedhjet të vetme.
Kjo situatë mund të bëjë që partia e ekstremit të djathtë Chega ta ketë rolin vendimtar në formimin e Qeverisë, ndonëse të dy rivalët janë zotuar ta anashkalojnë.
Zgjedhjet po mbahen katër muaj pas dorëheqjes së kryeministrit Antonio Costa nën akuzat për korrupsion.
Costa nuk u cilësua si i dyshuar, ndërsa hetuesit kanë arrestuar shefin e tij të shtabit për parregullsi të supozuara në kontratat shtetërore.
Pavarësisht rritjes ekonomike nën socialistët, votuesit portugez shqetësohen për inflacionin e lartë, përkeqësimin e shërbimeve publike dhe krizën e strehimit.
Edhe
Portugalia zgjedh socialistin si president, rivali i tij i ekstremit të djathtë merr rekord votash
Në tetë vitet e sundimit socialist, papunësia ka rënë dhe ekonomia është rritur për 2.3 për qind vitin e kaluar.
Gjithsej 10.8 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar në zgjedhje për të vendosur për 230 anëtarë të parlamentit.