Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konservatorët e Portugalisë i fitojnë zgjedhjet

Aleanca Demokratike e qendrës së djathtë e Portugalisë ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, ka thënë udhëheqësi i saj Luis Montenegro.

Është ende e paqartë nëse ai mund të qeverisë pa mbështetjen e së djathtës ekstreme Chega, me të cilën ka refuzuar të negociojë.

Përfaqësimi parlamentar i Chegas është katërfishuar me të paktën 48 ligjvënës në legjislaturën me 230 ulëse.

Më parë, rivali kryesor i Montenegros, Pedro Nuno Santos, pranoi humbjen pasi Partia e tij Socialiste (PS) me prirje të majtë, në pushtet që nga viti 2015, doli e dyta me një diferencë të vogël.

"AD-ja i fitoi zgjedhjet”, ka thënë Montenegro para turmës së mbështetësve në orët e para të së hënës.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa duhet ta ftojë zyrtarisht kreun e AD-së për ta formuar qeverinë, gjë që Montenegro tha se po e pret të ndodhë.

Edhe Portugalia zgjedh socialistin si president, rivali i tij i ekstremit të djathtë merr rekord votash Botë Portugalia zgjedh socialistin si president, rivali i tij i ekstremit të djathtë merr rekord votash

Santos tha se partia e tij tani do të drejtojë opozitën, e cila nuk mund të lihej në duart e Chegas.