Policia tajlandeze të hënën ka thënë se do të vazhdojë me arrestime të pjesëmarrësve në protestat anti-qeveritare, pasi janë arrestuar afro 100 sosh në protestat të dielën.
Policia në Tajlandë ka cituar ligjin që kufizon tubimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, si arsye për arrestimet.
Më vonë të hënën është paralajmëruar një protestë tjetër për të liruar aktivistët e burgosur, duke ngre shqetësime për një konfrontim tjetër me aktivistët që po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund dominimit ushtarak në politikë dhe reforma të monarkisë së fuqishme.
“Ne kemi përgatitur trupat tonë për të mbajtur rend”, ka thënë Pyia Tavichai, zëvendës-shefi i Policisë së Bangkoku, raportojnë mediumet e huaja.
Piva ka thënë se 99 persona janë arrestuar të dielën në prani të ndërtesës së Qeverisë, ndërsa ka shtuar se arrestimet ishin të nevojshme nën ligjin që ndalon tubimet në publik.
-
Policia arreston 89 të huaj në një bar në Tajlandë për shkelje të masave anti-COVID
-
Policia ruse arreston 1300 persona në protestën kundër mobilizimit
-
Gjobiten qindra automjete që ishin drejtuar për Paris
-
150 të arrestuar në Berlin për protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm
-
Tajlanda rihapet për turistët e vaksinuar nga mbi 60 shtete