Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tajlanda rihapet për turistët e vaksinuar nga mbi 60 shtete

Dhjetëra mijëra turistë pritet të arrijnë në Tajlandë të hënën ndërsa shteti është rihapur për turistët pas mbi 18 muaj kufizime shkaku i COVID-19, raporton BBC.

Turistët e vaksinuar nga më tepër se 60 shtete të konsideruara si të rrezikut të ulët, janë lejuar të futen në Tajlandë dhe të evitojnë karantinën në hotel.

Shifrat e turistëve po parashihet të arrijnë deri në 15 milionë këtë vit, duke sjellë më tepër se 30 miliardë dollarë të hyra.

Mirëpo, shumica e shtetit ende po përballet me kufizime, ku vetëm 42 për qind e popullatës në Tajlandë është vaksinuar plotësisht.

Tajlanda ende po regjistron gati 10 mijë raste të reja të koronavirusit në ditë.