Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India, pas 18 muajve, hapet për turistët e vaksinuar

India ka filluar të lejojë turistët e vaksinuar plotësisht që të futen në vend me fluturime të rregullta komerciale, në hapin e radhës të zbutjes së masave kufizuese pas rënies së numrit të të infektuarve dhe rritjes së numrit të vaksinuarve, raporton agjencia AP.

Turistët që futen në Indi duhet të jenë plotësisht të vaksinuar, të ndjekin gjitha protokollet COVID-19 dhe të kenë test negativ për COVID-19 72 orë para fluturimit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton agjencia AP. Shumë duhet t’i nënshtrohen testimeve edhe në aeroport.

Mirëpo, shtetet që kanë marrëveshje me Indinë për njohje të ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit, si SHBA-ja, Britania e shumë shtete evropiane, mund të largohen nga aeroporti pa i nënshtruar testit COVID.

Është hera e parë që nga marsi i vitit 2020 që India lejon turistët me fluturime komerciale të futen në vend. Turistët plotësisht të vaksinuar me fluturime private janë lejuar të futen qysh nga muaji i kaluar.

Vendimi vjen pasi numri i të infektuarve ka rënë dukshëm, ku rastet ditore janë afro 10 mijë për mbi një muaj.

Për të inkurajuar vizitorët që të vizitojnë Indinë, qeveria e Indisë planifikon të lëshojë 500 mijë viza falas deri në marsin e vitit të ardhshëm.

Ky vendim pritet t’i jap shtytje turizmit.

Me më tepër se 35 milionë raste të raportuara të infeksionit, India është shteti i dytë më i goditur nga koronavirusi pas SHBA-së. Aktualisht në Indi janë 134.096 raste aktive, shifra më e ulët në 17 muajt e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë së Indisë.

Artikuj të ngjashëm