Kanadaja po lehtëson rregulloret e testimit për COVID-19 për udhëtarët e vaksinuar, njoftoi të martën Ministri i Shëndetësisë i këtij vendi.
Duke filluar nga 28 shkurti, vendi nuk do të kërkojë më teste PCR për udhëtarët e vaksinuar plotësisht dhe do të pranojë teste të shpejta, sipas njoftimit të Ministrit Federal të Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos.
Testet e shpejta mund të bëhen një ditë para mbërritjes në vend, dhe testet PCR mund të bëhen 72 orë para një fluturimi të planifikuar ose mbërritjes në kufi.
Gjithashtu, qeveria kanadeze nuk do të rekomandojë më që kanadezët të shmangin udhëtimet jo thelbësore.
"Jam i lumtur t'i njoftoj këto ndryshime sot, pasi e di që shumë prej nesh presin të jetojnë me më pak kufizime. Megjithatë, ne duhet të vazhdojmë të tregojmë maturi”, ka thënë Duclos.
"Më lejoni të jem i qartë: lufta jonë kundër virusit nuk ka mbaruar”, ka shtuar ai.
Edhe
Tajlanda shtrëngon rregullat e vizave për turistët
Kanadaja po i kthehet gjithashtu një programi të vëzhgimit të testimit të rastësishëm që ishte në fuqi përpara rritjes së variantit Omicron.
Sipas këtij programi, udhëtarët e vaksinuar plotësisht, të cilët zgjidhen sipas sistemit të testimit të rastësishëm, nuk do t'u kërkohet më të karantinohen ndërsa presin rezultatet e testit.
Kufizimet për fëmijët 11 vjeç e lart, të cilët nuk janë plotësisht të vaksinuar dhe që udhëtojnë me prindër plotësisht të vaksinuar do të hiqen. Fëmijët që bëjnë pjesë në këtë kategori nuk do të kenë më nevojë të izolohen përpara se të shkojnë në shkollë, çerdhe ose kamp. Ata gjithashtu nuk do t'i nënshtrohen më testimit.