Botë

India do të lejojë turistët për herë të parë pas 18 muajsh

India do të fillojë lëshimin e vizave turistike për vizitorët e huaj pas 18 muajsh pauze për shkak të pandemisë me COVID-19, ka deklaruar qeveria.

Të gjithë turistët pa dallim do të lejohen nga 15 nëntori. Ky veprim vjen si përpjekje për rihapje, raporton CNN.

India priti 10.6 milionë turistë të huaj më 2019, një vit para pandemisë. Më 2018 të ardhurat nga turistët grumbulluan 28.6 miliardë dollarë.

Në fillim të vitit, India ishte qendër globale për infektimet me koronavirus, me mijëra të vdekur në ditë gjatë prillit dhe majit.